Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka mbajtur një fjalim në Universitetin e Kembrixhit për ndryshimin e normave gjinore në shoqëri.

Në një postim në Instagram, Dua teksa postoi disa foto nga fjalimi dhe takimi me studentët në Universitet, tregoi se ka folur rreth çështjes së thyerjes së normave gjinore dhe të qenit një grua e sukseshme dhe e re në industrinë e muzikës.

"Të hënën isha në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për të mbajtur një fjalim se çdo të thotë të jesh një grua e re në industrinë e muzikës, veçanërisht gratë artiste në media dhe media sociale, çfarë mund të bëjmë që të ndryshojmë normat gjinore në shoqëri. Prindërit e mi janë të lumtur që më në fund unë ia dola mbanë".

Tashmë, Dua është një artiste me famë ndërkombëtare, prandaj komenti i saj rreth një teme që përflitet në të gjithë botën konsiderohet tepër i vlefshëm. Ajo është një nga këngëtaret më të komentuara në industrinë e muzikës dhe ka arritur sukses të mëdha.