Çdo ditë e më shumë Isko është gjithmonë e më larg Realit të Madridit. Siç raportojnë mediat në Spanjë, lojtari do të largohet nga madrilenët në fund të sezonit, pasi me Zidanin, nuk po gjen dot hapësira dhe po qëndron në stol.Mesfushori i avancuar është padyshim një lojtar me potencial shumë të lartë, pasi ka aftësi të mira teknike dhe taktike.

Kështu që tre ekipe janë vënë pas tij, menjëherë.Barcelona, Juventus dhe Mançester Siti kërkojnë spanjollin, të cilin e duan në skuadër, për t’i dhënë një “nuancë” teknike mesfushës.Këtë sezon Isko nuk po luan aspak dhe kjo përbën çudi, kjo sepse Zidan e ka përdorur gjithmonë lojtarin në skemat e tij.