Një muaj më parë, moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë.

Edhe pse duhet ende kohë që bebushi të vijë në jetë, sot Alfio ka bërë një tatuazh shumë të veçantë, dedikuar fëmijës së tij.

Ai ka bërë në trupin e tij një tollumbace me një zemër, ndërsa fija lidhëse shkruan “Baba”.

“Janë disa momente të bukura në jetë kur zemra të del nga vendi. Këto çaste une dua t’i mbaj në lëkurë. Mezi po të pres”- shkruan Alfio në foton bardhë e zi pa dashur të zbulojë gjininë e foshnjes.