Edhe pse Arbana Osmani ka shumë vite në botën e medias, sërish e ëma e moderatores gjen diçka për t'ia tërhequr veshin kur e sheh në TV.

Këtë e ka zbuluar vetë Arbana e cila është pyetur nga ndjekësit se çfarë i thotë mamaja kur del në ekran.

Moderatorja ka treguar se ajo i bën vërejtje për gjatësinë e fustaneve duke i thënë se janë shumë të shkurtër.

"Si i shkurtër fustani", shkruan Arbana e cila së shpejti pritet të publikojë një libër me receta gatimesh.