Janë mbyllur ndeshjet e javës së tretë të superligës në basketboll meshkuj ku eipi i Vllaznisë kryeson me 6 pikë të plota. Ndeshja më dramatike e kësaj jave ka qenë derbi durrsak midis Goga Basket dhe Teutës.
Ka qenë një ndeshje mjaft e ekuilibruar dhe shumë e luftuar që përfundon me fitoren e Teutës me vetëm një pikë diferencë 98-97. Në këtë mënyrë kampionët e Goga Basket lëshojnë kreun e renditjes.
Tashmë Goga Basket dhe Teuta ndodhen të dyja në vendin e dytë me 5 pikë.





