Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur nga Kukësi sot për hapjen e negociatave. Ai ka deklaruar se nuk mund të flitet asgjë për këtë proces, pasi ende nuk ka përfunduar.
"Shpresojmë të ketë reflektim dhe vendet skeptike të marrin shembullin e Bundestagut. Për negociatat nuk mund të flitet sot sepse asgjë nuk ka përfunduar. Shpresojmë të ketë reflektim, shpresojmë që këto vende që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut", është shprehur kreu i shtetit.
I pyetur nëse do të dekorojë Kryeministrin nëse do të çelen negociatat, Meta u përgjigj:
"Sot jemi për të dekoruar Radio Kukësin me titullin "Kalorësi i Flamurit Kombëtar", sepse e ka merituar duke përmbushur misionin fisnik, sidomos në mbrojtje të të drejtave të shqitparëve në ish-Jugosllavi duke pasur kontribute historike për ato arritje që ka Kosova dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut."





