Këngëtarja e famshme, Lady Gaga ka rënë nga skena gjatë performancës së saj të fundit në Las Vegas pasi po mbahej në krahët e një fansi kur të dy rrëshqitën nga skena.

Ajo ftoi një fans të quajtur, Jack t’i bashkëngjitej në skenë dhe u hodh në krahët e tij, por ai humbi kontrollin dhe ranë në dysheme.

Të gjithë menduan se këngëtarja do nxirrej nga skena me ambulancë, por Gaga u kthye të performonte “Million Reasons” së bashku me Jack në krah.

"Është e mahnitshme. Ne e duan njëri-tjetrin aq shumë saqë ramë nga kjo skenë e mallkuar. Ne ramë në krahët e njëri-tjetrit. Jemi si Jack dhe Rose nga Titanic. Mendoj se duhet të pi një çaj pas kësaj."-tha Gaga.

Fansat u shqetësuan për mirëqenien e Gagas, për shkak të sëmundjes së saj por këngëtarja i qetësoi të gjithë pas rënies dhe ngushëlloi Jack, i cili filloi të qante pas incidentit.

"Çdo gjë është në rregull. E vetmja gjë që nuk është në rregull është se kemi nevojë për disa shkallë për tu rikthyer në skenë. Mos u shqetëso, gjithçka është mirë. Nuk është faji yt,"-tha ajo. "A mund të më premtoni diçka? A mund ta falni veten për atë që ndodhi?"

Gaga e ngjiti Jack sërish në skenë dhe i kërkoi të gjithëve që të ishin të mirë me të.