Pak ditë më parë, Tayna solli projektin me të fundit të titulluar "Sicko", i cili ndryshe nga këngët e tjera të reperes nuk është një diss, por një këngë e bukur dedikuar dashurisë.
Artistja i shkruan vetë tekstet e këngëve por nuk dihet nëse i referohet jetës së saj personale. Dhe këtë gjë e ka zbuluar kolegu i Taynës, reperi Capital T.
"Fillum tu pi për dashni prap", shkruan reperja në një postim në Instagram ku Capital T i komenton; "U ka dashuru", duke zbuluar kështu se "Sicko" mund të jetë një dedikim për të dashurin e Taynës.





