Këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe feston sot ditëindjen e saj të 45-të. Në këtë përvjetor Aurela ka zgjedhur t’i bëjë vetes një urim të veçantë dhe mjaft origjinal, ashtu siç vetë këngëtarja është.
Me një foto nga palestra, e djersitur, me doreza në duar dhe pa grim, këngëtarja shkruan se në këtë mënyrë kanë kaluar 45 vite për të, ndërsa uron të jetë për të parë fëmijët e saj të rriten dhe të jetë pranë tyre në momentet më të vështira dhe të bukura të jetës.
"Sot ,45 vjeç. Mund të kisha zgjedhur çdo lloj foto për këtë ditë, por kjo me "doreza" në duar është simboli i të jetuarit për mua. Kështu, e djersitur, pa maskën e përfituar nga grimi, duke luftuar për më të mirën, për të realizuar veten, për të ndërtuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje….. kështu i kalova këto 45 vjet….e tani, pa i hequr "dorezat" nga duart , uroj te jem sa me gjatë pranë familjes sime të shtrenjtë. Ky është i vetmi urim që i bej vetes është, të jem këtu, të shoh fëmijët të rriten, të jem me vajzat në hapat e vështirë e të bukur të jetës. Të jem pranë fëmijëve të mi, ashtu siç prindërit e mi ishin e janë me mua. Kaq dua vërtetë, vetëm jetë. Po të kemi jetë e shëndet, pastaj të tjerat dihen….."dorezat" në duar, e forca përpara"– shkruan Aurela.





