Në Autoritetin Rajonal të Ushqimit në Durrës është komanduar drejtuesi i ri.
Nga postimi i faqes zyrtarë të AKU-së, mësohet se Manush Kullolli do të zëvendësoje Ardit Tabakun, i cili do të rikthehet në pozicionin e mëparshëm.
Tabaku erdhi në krye të AKU-së në Durrës gjatë muajit maj të këtij viti, ndërsa ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi shkarkoi nga detyra Martin Jorgaqin, një prej drejtorëve më jetëshkurtër në krye të këtij institucioni shumë të rëndësishëm në qytetin bregdetar.
POSTIMI I PLOTË
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe riorganizimit, me qëllimin madhor për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë ushqimore vijojnë ndryshimet në radhët e drejtuesve rajonal për të sjellë energji dhe ide të reja si dhe për të çuar përpara sfidën e përbashkët. Sot është komanduar në krye të Drejtorisë Rajonale Durrës, një ndër Drejtoritë me peshën kryesore për importin dhe eksportin e produkteve ushqimore si dhe duke qenë një ndër zonat më të frekuentuara gjatë sezonit veror, Z.Manush Kullolli, duke zëvendësuar në këtë post Z. Ardit Tabaku i cili rikthehet në pozicionin e mëparshëm, shprehim besimin që drejtuesi i ri i AKU-së në Durrës do të adresojë edhe më mirë problematikat dhe punën në terren si dhe në Pikën e Inspektimit Kufitar për të forcuar edhe më tej sigurinë e produkteve që hyjnë në vend. Siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët, që kërkon angazhim e të gjithëve, ndaj bashkëpunimi i ndërsjellë është faktori kyç për të çuar përpara këtë sfidë.





