Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 10 të arrestuarit pas protestës së të dielës në zonën e Astirit.
Prokurorët e çështjes janë Robert Kote dhe Denisa Hasko dhe gjyqtar Kreshnik Omari.
Avokatët nga ana tjetër pretendojnë se si prova nga prokuroria janë paraqitur raport shërbimet e policisë dhe pamjet filmime të shfaqura në portale.
10 të arrestuarit:
- Rruzhdi Maqinaj
- Safet Maksuti
- Benard Nezha
- Kujtim Ylli
- Bajram Noka
- Agron Thaçi
- Artan Muçmata
- Klevis Balliu
- Dritan Noku
- Andi Sharra





