Këngëtarja Barbana Dini ka publikuar një ditë më parë këngën e titulluar "Ku je", në bashkëpunim me të vëllain e ndjerë, Ergi Dini.

Motër e vëlla, nisën ta punonin këtë projekt para tre vitesh, por fatkeqësisht mbeti përgjysmë pasi Ergi humbi jetën në një aksident me motor.

Barbana vendosi ta përpunonte me Irkenc Hykën dhe Pandi Lacon për ta publikuar pikërisht në ditën e lindjes së Ergit, dhe e quajti projektin më të rëndësishëm të jetës së saj.

"Më 15 tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër! Së bashku me ëngjëllin tim, gjysmën e shpirtit Ergi Dini vjen "Ku je"."