Blogerja e njohur, Armina Mevlani është një nga femrat më të komentuara të showbizz-it dhe shpesh herë është në qendër të vëmendjes për pamjen e jashtme.
Të shumtë janë ata që mendojnë se Armina ka kryer ndërhyrje estetike në fytyrën e saj dhe përmes opsionit pyetje-përgjigjje në Instagram ka zbuluar nëse ka bërë ndonjëherë operacione plastike.
Blogerja e mohoi këtë fakt duke u shprehur se bën shumë trajtime për fytyrën; "Nëse e keni fjalën për operacione plastike nuk e kam bërë asnjë. As mbushës buzësh apo diçka të ngjashme. E mbaj fytyrën me trajtime dhe injektime vitaminash".





