Ëndrra për Euro 2020 vazhdon. Kjo ëndërr për Kosovën u mbajt gjallë sot nga fitorja me rezultatin 2 me 0 kundër Malit të Zi. “Dardanët” kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, vendin fqinj me dy gola në pjesën e parë.
Kosova ka qenë ajo që ka domunuar lojën në 90 minuta, ndërsa Mali i Zi nuk doli shumë herë në lojën e tij duke u treguar inferior në fushë. Kosova pati gjithësej 22 tentativa ëpr gol, 7 në portë, por vetëm dy herë e dergoi topin në rrjeten e kundërshtarit.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të. Kapiteni Amir Rrahmani shënoi gol të bukur me kokë. Ndërsa goli i dytë erdhi në minutën 35-të nga Murriqi. Kosovës tashmë i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtyre kualifikimeve dhe shpreson për kualifikim.





