Një treshe rumune gjykoi dje Turqi-Shqipëri, teksa kryesor ishte Ovidiu Hategan. Dy ishin rastet më flagrante për moviolë gjatë ndeshjes së djeshme. Fillimisht në minutën e 21-të është Bare që rrëzohet në zonë pas duelit me Tufan, por gjyqtari vazhdon lojën.Vendim i drejtë i rumunit, pasi nuk kemi të bëjmë me penallti. Ndërsa në minutën e 43-të, Ajhan shkakton një faull taktik pas një driblimi të Cikalleshit, që po nisej në kundërsulm.Arbitri vazhdon lojën, por pamjet filmike tregojnë se ka gabuar fatalisht. Duhet akorduar faull dhe ndëshkuar me karton të verdhë mbrojtësi Ajhan, që do të ishte i dyti për të dhe automatikisht me të kuq. Ky rast mund të ndikonte shumë në vazhdimësinë e lojës.
MOVIOLA/ Dy raste flagrante, mungon një karton i kuq për mbrojtësin turk
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
PE seancë për Shqipërinë/ McAllister: Shqipëria duhet të punojë më shumë për anëtarësimin në BE
Eurodeputeti Andrey Kovatchev: SPAK të veprojë në mënyrë të pavarur dhe pa presion politik! Hetimet ndaj zyrtarëve të vijojnë pa ndërhyrje
Shehaj ironizon Ramën: 1/3 e Shqipërisë është e bllokuar, kryeministri live duke propaganduar pse nuk duhet arrestuar Balluku
Vonesa në vendosjen e ashensorëve në pallatin e dëmtuar nga tërmeti në Durrës





