Miley Cyrus nuk humbet shumë kohë!! Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Liam Hemsworth dhe nga mikesha e ngushtë, Caitlynn Carter, këngëtarja ka nisur një tjetër lidhje me shokun e saj, Cody Simpson.

Çifti ka ndarë në rrjete sociale foto me njëri-tjetrin dhe megjithëse Miley s’ka folur publikisht për lidhjen e re, ishte Cody ai që e konfirmoi zyrtarisht romancën e tyre.

Në një intervistë për “Hollywoodlife” ai ka treguar se nuk është më single dhe se është shumë i lumtur me Miley-n krah tij. “Jam shumë i lumtur, ajo është kreative dhe e bën gjithçka me pasion.”