Një ditë më parë, Granit dhe Leonita Xhaka u bënë prindër për herë të parë. Bashkëshortja e futbollistit të njohur solli në jetë një vajzë.

Ishte Graniti ai i cili postoi në rrjete sociale foton e parë ku dukeshin duart e çiftit dhe vogëlushes krahas së cilës shkruante: "Mirëseerdhe princeshë e vogël! Mami dhe babi të duan shumë".

Ndërsa ditën e sotme Leonita ka zbuluar emrin që kanë zgjedhur teksa publikon të njëjtën foto si futbollisti në Instagram dhe shkruan; "Ayana Xhaka. Mami dhe babi do të duan ty përgjithmonë".