Kryeministri Edi Rama ka folur sot për ata që gjerësisht quhen “drunjtë e shtrembër” në PS. I ftuar në Real Story”, u shpreh se nuk ka asnjë gjë për të kërkuar ndjesë për Valdrin Pjetrin.

Më tej në intervistën e tij foli dhe për Dakon dhe tha se nëse do merret në hetim nga drejtësia për akuzat që i janë bërë, do të ketë fatin e Tahirit.

Bushati tha se PS duhet të kërkojë ndjesë për Pjetrin?

Mirë bëri që e tha. Ai e ka propozuar. Ka një ide të vetën s’ka asnjë problem. Për ça të kërkojë ndjesë partia.

Vangjush Dako është dru i shtrembër?

Sipas tyre, ai ka arsye që të mos marri vizë. Unë nuk i di çështjet. Unë Dakon e di njeriun që ka bërë për Durrësin më shumë se çdo person tjetër.

Nëse Dako do të merret nën hetim, do të silleni njësoj si me Tahirin?

 

Nëse merret në hetim nga drejtësia do të mbahet një qëndim simetrik.