Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu u bë baba për herë të katërt pak ditë më parë.

Ardhja në jetë e Anës ka lumturuar familjen Fejzullahu, sidomos gjyshin Sabri, i cili i ka dedikuar mbesës një postim emocionues.

"O zot i madh sa të lumtur jemi Nera dhe unë me ju. Mirë se erdhe në jetë o shpirti ynë Ana. Qofsh e lumtur përjetë,"-shkruan këngëtari në Instagram, krahas fotos së Ermalit dhe bashkëshortes së tij, si edhe 4 fëmijëve.