Këngëtarja shqiptare Inis Neziri së fundmi ka bërë të ndihet krenar çdo shqiptar.
E njohur nga "Gjeniu i vogël", Inis Neziri fitoi festivalin ku marrin pjesë artistë nga e gjithë bota "New Wave", festival i cili mbahet në Rusi.
Dhe ditën e sotme këngëtarja është takuar me Presidentin e Republikës Ilir Meta, i cili e ka falënderuar dhe për kontributin e saj të spikatur si vullnetare aktive e "Kryqit të Kuq Shqiptar".
"Kënaqësi të takoja sot Inis Nezirin, këngëtaren tonë të talentuar, e cila meritoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor "New Wave Festival 2019", me këngën "Piedestal". Është shumë e rëndësishme të mbështesim shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja, duke u ofruar mundësi dhe kushte që të ardhmen e tyre ta shikojnë në këtu dhe jo duke u larguar jashtë vendit.
E falënderova Inesin dhe për kontributin e saj të spikatur si vullnetare aktive e "Kryqit të Kuq Shqiptar", duke shërbyer me përkushtim e dashuri për shtresat në nevojë", ka shkruar në postimin e tij Presidenti Meta.





