Babai i këngëtares së famshme Beyonce, Mathew Knowles ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer të gjirit. 67-vjeçari foli për sëmundjen e tij në një intervistë për Good Morning America.
Një pjesë nga intervista u publikua të martën, që përkon me ditën e parë të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
“Kjo është gjenetike dhe do të thotë që fëmijët kanë rrezik të lartë për t`u prekur, edhe nipërit e mbesat kanë rrezik. Ata e morën seriozisht këtë gjë, ashtu siç duhet dhe i bënë vizitat”, tha Mathew për ABC.
Kanceri i gjirit tek meshkujt është i rrallë dhe zakonisht shfaqet te burrat mbi moshën 60-vjeçare.
Knowles krijoi grupin e famshëm Destiny's Child, ku performonte vajza e tij e madhe Beyonce. Gjithashtu menaxhoi karrierën e saj solo deri në vitin 2011.
Ai u divorcua nga nëna e Beyonce dhe Solange, Tina në vitin 2011 dhe më pas u martua me bashkëshorten e dytë Gena, me të cilën solli në jetë dy fëmijë.





