Në fjalën e saj në Kuvend, deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli bëri një thirrje për të gjitha palët politike dhe shoqërinë civile, që të bashkëpunojnë për procesin e integrimit të Shqipërisë.
Gjatë diskutimeve në Parlament, për rezolutën e integrimit të Shqipërisë, Kodheli tha se duhet të punohet pa shkopinj nën rrota për t'i dhënë një shans shpresës evropiane.
"Asgjë nuk mund të arrihet pa vullnetin e plotë për frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile. Kuvendi i ka të gjitha mekanizmat për mbikëqyrjen dhe nxitjen e qeverisë për zbatimin e përparësive të vendosura nga KE si kusht për çeljen e negociatave. Shumë popuj përdorin të njëjtin aforizëm, "shpresa është e fundit që vdes". Le ti japim një shans shpresës evropiane duke punuar të bashkë dhe pa shkopinj në rrota. Fëmijët tanë duhet të jenë bijtë e shpresës. Ju ftoj ta miratojmë rezolutën duke inkurajuar vendet anëtare që në mbledhjen e ardhshme të KiE të shprehin vullnetin për çeljen e negociatave. Shqiptarët e meritojnë."





