Justin Bieber dhe Hailey Bieber organizuan festën e dasmës më 30 shtator dhe arritën "të mbroheshin" mjaft mirë që asnjë foto nga ceremonia e mbajtur në Karolinën e Jugut të mos qarkullojë në rrjet.
Edhe pse të pranishëm në festë kishte dhe të ftuar VIP, ata u kujdesën të mos zbulonin detaje, sidomos ato që kishin të bënin me nusen.
Deri më tani nuk kemi parë asnjë foto të nuses teksa shkon drejt kishës pasi modelja hyri me anë të një tende shumë të madhe të mbuluar që e mbanin disa truproja.
Tenda është fotografuar nga paparacët dhe fotot e shkrepura Hailey i ka shpërndarë në Instagram duke u nxjerrë gishtin e mesit helikopterëve.





