Pas takimit me aleatët e 5 partive në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha foli për mediat dhe i drejtoi një mesazh kreut të qeverisë, Edi Rama. Lideri demokrat tha se nëse Rama nuk e zbaton dot planin e PD për reformën zgjedhore, është mirë “të hapë krahun”, siç tha ai.
Por nga konferenca për gazetarët, ku shpalosi vendimet e Këshillit të Ministrave për situatën e pas tërmetit, shefi i qeverisë iu përgjigj interesimit të mediave dhe dha këtë mesazh për deklaratat e kreut të opozitës.
“Unë mendoj që nuk është e rëndësishme të harxhojmë kohën e njëri-tjetrit dhe të njerëzve me këtë procesin. Ai tha po ti si thua pastaj do shkoni tek ai do i thoni ai tha ashtu. Më mirë merremi me njerëzit, me problemet reale. Tërmetet artificiale unë kam në dorë t'i krijoj, por jo t'i parandaloj.
Tërmetet natyrale largqoftë askush nga ne s'i ndalon dot, ajo që kemi në dorë është të bëjme çfarë kemi në dorë. Kështu që është njësoj si një karrocë me kalë t'i thotë një treni hap krahun. Mirupafshim”.





