Grimieri i famshëm shqiptar, Mario Dedivanovic i cili është kujdesur për vite me radhë për look-un e Kim Kardashian, ka festuar dje 37-vjetorin e tij të lindjes.

Në këtë përvjetor, Mario ka treguar se ka realizuar ëndrrën e një jete, për të cilën ka luftuar me aq mund për shumë vite; mori çelësat e zyrës së tij në New York. 

Grimieri i famshëm tregon se dikur, kur ishin zhvendosur fillimisht në Amerikë, dy prindërit e tij kishin pastruar për një kohë të gjatë zyra si e tija.

“O Zot! Sot mora çelësat e zyrave të mia në New York, në 37-vjetorin tim të lindjes. U zgjova i lumtur dhe i ngazëllyer për të ardhmen dhe gjithashtu i shashtisur, pasi kjo ka qenë ëndrra ime për dy dekada. Kur prindërit e mi erdhën në këtë shtet, ata kanë pastruar zyra si kjo për vite me radhë. Gjithmonë kam ëndërruar të jetoj në New York dhe të kem hapësirën time të zyrave, ku do të mund të ecja me atlete dhe një bluzë (drejt asaj rruge). Sot, ajo ëndërr u bë realitet, 20 vite më vonë. Dëgjoni, e di që duket si një kohë e gjatë për të gjithë ju, por unë jam falenderues për udhëtimin e gjatë, vështirësitë dhe punën që më solli këtu. Tani jam më i zgjuar dhe me më shumë eksperiencë. Po bëhem njeriu që gjithmonë e kam pasur vizion të bëhem. Ky është thjesht një hap më shumë në këtë udhëtim të gjatë. Ose më pëlqen ta quaj një copë më shumë në puzzle. Ju lutem mos hiqni dorë kurrë nga synimet dhe ëndrrat. Zakonisht njerëve i kushton shumë kohë. Më besoni, kam qenë duke hequr dorë shumë herë. Shtyjeni veten dhe besoni në vete! Qëndroni të fortë! Faleminderit për suportin tuaj gjatë këtyre viteve. Ky është thjesht fillimi i një kapitulli të ri. Ju dua. Ok, do e qep tani.”- shkruan Mario në postim.

 
 
 

 
 
 
 
 

 
 

 
 
 

Omg. I got the keys today to my new offices in NYC on my 37th birthday. I woke up happy and excited for the future and also overwhelmed because this has been one of my dreams for over 2 decades. When my parents came to this country, they cleaned offices like this one here for so many years. I always dreamed that I would live in NYC on the upper east side and be within walking distance of my own offices (And I dreamed that I would do it in sneakers and a t-shirt! my way 😉 Today, that dream came true…20 years later. Listen, I know that seems like a very long time to a lot of you but I’m thankful for the long journey, the struggle and all the years and hard work leading up to this. I am wiser now. I am more experienced. I am becoming the man I’ve always envisioned. This is just one more step on this long journey. Or I like to say it’s one more piece of the puzzle. To all of the artists out there – Please don’t ever give up on your goals and dreams. It takes many years for most people. Trust me, I’ve almost given up several times myself. Push through and believe in yourself. Be strong. Thank you for all of your support through the years & for making this Bronx boys dreams come true  This is just the beginning of the next chapter  I love u all.. Ok I’ll shut up now xox #MakeupByMario