Në kuadër të Marrëveshjes Ndër-Institucionale me Universitetin e ZADARIT, Kroaci, për programin Erasmus +International Credit Mobility, UAMD mund të dërgojë për periudha studimore studentë që studiojnë në nivelin bachelor dhe/apo master:
-
1 student për vitin akademik 2019-2020, semestri i verës.
Në varësi të cilësisë së aplikimeve fituesi do të vendoset në bashkëpunim dhe me palën pritëse, Universitetin e Zadarit, Kroaci.
Kriteret për Aplikim:
Studentët duhet të kenë:
-
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ne nivelin B2, sipas kualifikimeve ekuivalente me CEFR[1].
-
Performancë shumë të mire akademike
-
Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program shkëmbimi.
Dokumentet që nevojiten për aplikim:
-
Vërtetim studenti;
-
Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht)
-
Kopje e pasaportës
-
Letër motivimi në gjuhën angleze
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 180 Euro shpenzime transporti
Afati i aplikimit është 13 tetor 2019.
*Dokumentet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën [email protected],duke kopjuar (cc) [email protected] ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.
-
[1] Në rastin që nuk keni kualifikime të testeve mund të dorezoni një vërtetim nga lektorët e Universitetit “AleksandërMoisiu” Durrës, i cili njeh dhe specifikon nivelin tuaj të anglishtes.





