Aktori mjaft i njohur turk ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 61-vjeçare. Bëhet fjalë për Tarik Unluoglu, i cili ka luajtur në dhjetëra telenovela turke që janë transmetuar edhe në Shqipëri.

Së fundmi, Unluoglu ishte pjesë e telenovelës “Familje e madhe”, të cilën ai e la përgjysmë kur u sëmur. Mediat turke shkruajnë se 61-vjeçari kishte vazhduar të shkonte në xhirime edhe pse ishte i sëmurë.

Por shëndeti i tij ishte përkeqësuar rëndshëm, duke bërë që aktori të linte xhirimet në mes.