Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, kryebashkiakja Valbona Sako ka ftuar në sallën e Këshillit Bashkiak disa miq të veçantë të qendrës ditore të të moshuarve. Kryebashkiakja Sako u ka uruar festën duke u dhuruar atyre lule dhe ëmbëlsira. 

Kryebashkiakja e Durrësit deklaroi se mosha e tretë është gjithmonë në qendër të vëmendjes së saj dhe se ata kanë të gjithë mirënjohjen dhe kujdesin e merituar nga ana e saj dhe e bashkisë së Durrësit. Ajo shtoi se do të shihet mundësia që të hapet edhe një tjetër qendër ditore për të moshuarit.

Disave prej të pranishmëve, Sako u ka shpërndarë certifikata në shenjë falënderimi për kontributin e veçantë që ata kanë dhënë në qendër. Në këtë event një grup nxënësish të shkollës 9-vjeçare “14 Nëntori” kanë dhënë një koncert të shkurtër artistik. Më pas në ambientet e një restoranti buzë detit është shtruar edhe një drekë e veçantë për të moshuarit.