Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me debatin e ditëve të fundit për Komisionin e Venecias.
Në një status në Facebook, Blushi shkruan se në emisionet televizive "nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe "mbrojtur" Kushtetutën".
POSTIMI I PLOTË
Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias.
Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe "mbrojtur" Kushtetutën.
Jetojmë në kohë magjistarësh!
Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz.
Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi!





