Nnënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku është thirrur sot në prokurori pas akuzave të Partisë Demokratike se ai kishte qëndruar në një hotel në Barcelonë, ku pagesa ishte 900 euro nata.

Mësohet se Mazniku u paraqit në prokurori në orën 10:00, në prani të avokatit të tij, ku do të merret në pyetje pas hetimit të ngritur.

Në fillim të muajit shtator selia blu akuzoi Maznikun se bënte shpenzime luksi me paratë e taksapaguesve të kryeqytetit, në Barcelonë. Pas këtyre akuzave Prokuroria e Përgjithshme i bëri kërkesë Prokurorisë së Tiranës për të verifikuar rastin.