Pothuaj një vit pasi i dha fund martesës me muzikantin e njohur Kenan Dogulu, aktorja Beren Saat duket se ka gjetur sërish dashurinë shkruajnë mediat turke.
Aktorja e njohur për rolin e Bihterit në "Dashuri e ndaluar", është parë në shoqërinë e një miku të saj të ngushtë, Dj Maga në një club nate në Stamboll. Në foton e cila ka qarkulluar në rrjete sociale, ata shfaqen të përqafuar dhe të gjithë fansat pyesnin nëse ishte apo jo Beren Saat.
Por aktorja ka vendosur të mos e zgjasë dhe ta konfirmojë: "Po, unë jam në këtë foto", – duke iu dhënë fund të gjitha dyshimeve, por pa sqaruar më tej këtë raport të ri me mikun e saj.
Sipas asaj që shkruajnë mediat turke, aktorja Beren Saat ka kaluar edhe një periudhë të shkurtër të pushimeve të saj me Dj Maga.





