Marko Kepi, një i ri shqiptaro-amerikan, fillon sot fushatën për asamblenë e shtetit të New York-ut. Markoja, i cili ka ardhur në SHBA në moshë të vogël, i tha gazetarit të Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi se në lagjen Staten Island, ku ai garon, ka mjaft shqiptarë por shumë prej tyre nuk regjistrohen për të votuar.
Kandidati i ri republikan thotë se shpreson që të mobilizojë këtë pjesë të votuesve në garën e vështirë që e pret.
Marko Kepi nuk ka qenë ndonjëherë politikan, por ka punuar për fushatat e të e tjerëve. Ai do të bëjë fushatë së pari në garën brenda partisë republikane në këtë zonë, ku tradicionalisht republikanët fitojnë ndaj demokratëve.
Kepi thotë se shqiptarët janë komunitet shumicë në Staten Island, por fondet i marrin komunitetet e tjera që janë të regjistruar në zgjedhje. Ai ka në plan të luftojë për disa çështje që i intersojnë komunitetit që ai përfaqëson:
Kepi erdhi në Amerikë si shumë shqiptarë të tjerë dhe ëndrra e tij amerikane është të sjellë ndryshim, duke u futur në politikë. /VOA





