Declan Rice është një nga lojtarët më premtues në futbollin anglez. Mesfushori, i cili luan për West Hamin, ndiqet me interes nga shumë klube të mëdha, mes të cilave Manchester City dhe Manchester United.
Por për të marrë shërbimet e 20-vjeçarit nuk do të jetë e lehtë, pasi drejtuesit e klubit londinez kërkojnë një shumë të madhe për ta lënë atë të lirë. Së fundmi, “Çekanët” kanë vendosur çmimin për mesfushorin, që ka qenë pjesë e akademisë së Chelsea-t.
Klubet që dëshirojnë të marrin lojtarin e përfaqësueses së Anglisë duhet të paguajnë në arkat e klubit nga Londra plot 100 milionë paundë, një shifër e konsiderueshme kjo duke marrë parasysh që Rice është vetëm 20 vjeç.





