Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në klubin portugez të Benfikës. Presidenti Luis Filipe Vieira, i cili drejton prej 16 vitesh, “Shqiponjat e Lisbonës”, nuk është përmbajtur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit, të mbajtur ditën e djeshme në ambientet e stadiumit “Da Luz”, duke kapur për fyti një nga bashkëpunëtorët e tij.
Sipas “A Bola”, 70-vjeçarit, nuk i ka pëlqyer fjalimi i bashkëpunëtorit, duke e kapur fort nga qafa të riun. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë që situata të mos degjenerojë.
Bashkëpuntori i Vieirasë ka vënë në dyshim integritetin e organeve drejtuese të Benfikës, teksa ka pretenduar se presidenti ka një dashuri të pistë ndaj klubit. Kaq ka mjaftuar që 70-vjeçari të shpërthejë.





