Ilda, motra e bukuroshes Almeda Abazi së shpejti do t'i japë fund beqarisë dhe dasma do të organizohet në Kosovë. Ajo ka disa vite që po jeton një histori të bukur dashurie me basketbollistin turko-kosovar, Kenan Sipahi.
“Prive.al” ka mësuar se dasma e çiftit do të mbahet vitin e ardhshëm dhe ata të dy kanë zgjedhur Kosovën për të celebruar dashurinë e tyre, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje të tjera.
Ndërkohë së fundmi edhe Almeda e Tolgahan kanë vizituar Kosovën për të diskutuar së bashku me ministrin e Kulturës për bashkëpunimet e mundshme në kinematografi me Turqinë.





