Olta Gixhari është një ndër aktoret më seksi në Shqipëri, ajo njihet për për natyrën e saj mjaft të qeshur dhe komike. Bukuroshja nuk harron asnjëherë të mbajë fansat të informuar me gjithçka bën në jetën e saj.
Në profilin e saj në Instagram aktorja ka zgjedhur të bëjë një postim ndryshe nga herët e tjera. E ulur në një tavolinë, me një pjatë frutash pylli në dorë, Olta ka shpallur sfidë Arbana Osmanit.
Teksa shpjegon ‘gatimin’ e saj special, aktorja përdor humorin e saj për të publikuar një video argëtuese në rrjete sociale.
“Të sfidoj Arbana Osmani,”– shkruan aktorja bashkëngjitur videos së saj.





