Intervistoi Kyd Zacharian

Arti i fotografisë ka patur vëmëndje të rëndësishëm sidomos gjatë dy dekadave të fundit. Arti zhvillohet me talentin, por ka vërtetë njerëz që e zhvillojnë artin e tyre përmes emocioneve dhe mesazhit që duan të përcjellin, ashtu si Ina Toska Photography, një fotografe e re e talentuar me aftësi të kufizuara, e cila na tregon përmes intervistës që kemi realizuar me të mbi hapat e para drejt fotografisë, vështirësive në përpjekje për t'u bërë një fotografe e njohur.

Si u njohe me artin e fotografisë?

Në moshë të vogël me pëlqente shumë në studio fotografike te bëja fotografi dhe të vendosja në album.

Kur ke shkrepur fotot e para?

Fillimet e mia të para në shkrepje i realizova falë tezes sime Arjana sapo mbusha 10 vjeçe me bëri dhuratë një aparat fotografik dhe kam shkepur foton te pare macen time të bardhë.

Cilat janë synimet e tua për 2019?

Endrra ime e madhe të hap një studio timen.Më pëlqen të fotografoj gjithçka. Kam filluar të reklamoj punën në instagram.

Në çfarë zhanri të pëlqen të bësh foto?

Me pelqen te fotografoj modelet te vogla, natyren, kafshet, femijet romë dhe femijet me sindromën Down. Me pelqen te jem atje kur zhvilloni aktivitete te ndryshme.

Me çfarë merreshe para fotografisë?

Kam mbaruar studimet pedogogjike në Shkollën e Mesme Pedagogjike “Alen” Fier. Aty kuptova dëshirën për të fotografuar. Në një ekskursion mora apartin fotografik për të fotografuar.

Sa të vështirë e ke patur të punoje me fotografinë ?

Vështirësitë që kam hasur në jetë më kanë bërë të punoj fort dhe ta kapërcej atë  Vështirësia në të ecur dhe dëgjuar u kompesua me pasionin e madh për foto.

Çfarë mesazhi do t’i jepje të rinjve ?

Me punë arrihet cdo gjë. Mos hiqni dorë nga ëndrra sepse asgjë s’është e pamundur.