Luiza Xhuvani ka qenë një nga aktoret më të pëlqyera dhe me role të paharrueshme për shqiptarët. Ka qenë ndër të parat që ka spikatur në kinematografi dhe teatër, duke sjellë personazhe mjaft të veçantë.
Por prej vitesh aktivizimi i saj është pakësuar. Pas burgosjes së djalit, ajo u detyrua të largohej nga posti i deputetes dhe për pak kohë u tërhoq edhe nga skena.
Pak kohë më parë, Xhuvani pësoi një tjetër tronditje në jetën e saj, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, regjisorit të njohur, Gjergj Xhuvani, një dhimbje e madhe për familjen, por edhe për miqtë e çiftit.
Ceremonia e varrimit u mbajt larg syrit të mediave dhe pak foto qarkulluan në rrjetet sociale. Por ndërkohë aktorja është filmuar nga “Panorama” në rrugët e kryeqytetit, teksa vazhdon jetën, e tërhequr nga evenimentet publike.





