Pas tërmeteve, mbrëmjen e kaluar vendi u përmbyt nga rrebeshet e shumta e stuhitë e frikshme. Këngëtarja Rezarta Shkurta ka zbuluar se rrufeja ka rrezikuar jetën e saj dhe të familjarëve të saj.

Në një postim në Instastory, Rezarta ka treguar se në shtëpinë e saj kishte rënë flaka për shkak të rrufesë, mirëpo zjarrfikësja dhe policia kishin arritur t’i ndihmonin në kohë.

“Nata e mbrëmshme për ne u mbyll kështu. Dua të falenderoj nga zemra policinë e Shtetit dhe zjarrfikësen që në kohë rekord erdhën e vepruan, duke na shpëtuar nga kjo situatë me dëme të pakonsiderushme.”- shkruan Rezarta krahas fotos së dy shuajtëseve të zjarrit.

E kontaktuar nga “prive.al”, këngëtarja tregoi se s’ka pasur asnjë të lënduar dhe të gjithë janë mirë fatmirësisht!