Teutës nuk po i ndahen mungesat dhe trajneri Blendi Shkëmbi, në sfidën e radhës që do të ketë ndaj Kukësit në “Niko Dovana”, të shtunën në orën 16:00 nuk do të ketë për lojë një nga më të dalluarit në mesfushë. Bëhet fjalë për Albano Aleksin.

Ky i fundit, në Korçë u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën e zhvilluar në fundjavën e shkuar. Ndaj dhe duke qenë se ka plotësuar numrin katër të kartonëve do të mungojë në sfidën delikate me verilindorët.

Ka gjasa edhe Beqja të mos jetë as për këtë ndeshje, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës kanë nisur përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Blendi Shkëmbi dhe stafit të tij. Pasi në Durrës synojnë që të rikthehen te fitorja, e cila iu mungon prej tri javësh.