"Tërmeti mbërrin në Itali nga Shqipëria. A është kjo çfarë ndodh kur kufijtë janë të hapur? Kryesisht të kequshqyerit, bëjnë të dridhen shtëpitë në gjysmën e Puglias!"

Kështu shkruante në rrjetin social Twitter, Rolling Stone Italia, pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin tonë pasditen e të shtunës.

Komenti u fshi pas disa minutash nga faqja e medias italiane, megjithatë kjo nuk i ka pëqyer këngëtarit të famshëm shqiptar, Ermal Metës.

Këngëtari Meta ka reaguar në Twitter pas publikimit fyes që media italiane publikoi, ku shkruan:

"Nga këto anë i quajmë humbësa".