Interi “rrëmbeu” fitoren në derbin e radhës teksa mposhti Milanin me rezultatin 0-2 falë golave të Brozoviç dhe Lukakut. Pas ndeshjes, tekniku zikaltërve u shpreh i lumtur për triumfin, ndërsa theksoi se pas disfatës ndaj Sllavia Pragës në Champions nuk kishte fjetur për dy netë rresht.

“Mendoj se ndaj Sllavias duke e parë gotën gjysmë plot, na ndihmoi të shprehnim inatin në fushë. Këto ndeshje të rrisin stimulin. Pas humbjes me Pragën nuk kam fjetur për dy netë, por ajo ndeshje na ndihmoi ndaj Milanit për të kuptuar rrugëtimin tonë. Komplimenta djemve dhe jam i lumtur gjithashtu për tifozët”, u shpreh Konte pas fitores në derbi.

Interi këtë sezon ka bërë disa afrime cilësore, ndërsa pretendimet e zikaltërve në kampionat dhe në Champions janë për t’u shkuar deri në fund të dy kompeticioneve të rëndësishme.