Asambleja e klubit të Juventusit do të mblidhet më 24 tetor të këtij viti, ndërsa Këshilli i Administrimit do t’u kërkojë një rritje të kapitalit në një vlerë të konsiderueshme prej rreth 300 milionë eurosh.
Kjo është vendosur në mbledhjen paraprakë të drejtuar nga presidenti Andrea Agnelli, që kërkon rritjen e kapitalit për të "financuar investimet e nevojshme për të ruajtur nivelin e lartë sportiv","mbështetur strukturën komerciale, me qëllim rritjen e të ardhurave" dhe "forcuar strukturën drejtuese të shoqërisë".
Këshilli Administrativ i Juventusit, në mbledhjen e sotme ka miratuar paraprakisht edhe bilancin e sezonit 2018-2019, që është mbyllur më 30 qershor të këtij viti, gjatë të cilit bardhezinjtë kanë arkëtuar 621.5 milionë euro dhe kanë regjistruar një humbje prej 39.9 milionë eurosh, ndërsa është miratuar edhe një plan zhvillimi për periudhën 2019-2024.





