Këngëtari i njohur nga Kosova, Genc Prelvukaj ka marrë nënshtetësi shqiptare.

Përmes një postimi emocionues në Instagram, Genci tregon se ka dashur prej kohësh të bëhet shtetas shqiptar, sepse gjithmonë e ka ndjerë veten qytetar të këtij vendi.

"Në shtëpinë tonë ky dokument mungoi për 100 vite rresht. I fundit që e kishte, ishte stërgjyshi Mehmeti. Për mua, ky nuk është vetëm dokument udhëtimi, është diçka më shumë, është shpirtërore. E kam dashur Shqipërinë si fëmijë dhe vazhdoj ta dua si i rritur. Është kultura e trashëguar në shtëpi me shekuj. Shumë nga paraardhësit e mi kanë rënë në fushëbetejë për Shqipërinë dhe ne jemi edukuar në atë frymë. Kam qenë çdoherë qytetar i saj, me emocion dhe zemër ndërsa nga sot jam edhe me dokumentet e saj. Sot kam marrë pasaportën e Republikës së Shqipërisë", shrkuan këngëtari.