Një frazë raciste, e përdorur për të ilustruar konsideratën e lartë ndaj Romelu Lukakut, i ka kushtuar shtrenjtë analistit Luciano Passiranit, që u përjashtua nga studioja e televizionit në Top Calcio 24.

Passirani ishte duke folur për sulmuesin belg të Interit, ndaj të cilit nuk i kurseu elozhetë, teksa theksoi se ka forcë fizike dhe kualitet si askush tjetër në Serinë A, por një batutë e fundit, ishte tërësisht e pavend.

“Lukaku në një kundër, një të vret, ose duhet të kesh 10 banane që t’ia japësh, për ta ndaluar”, tha Passirani, por pikërisht kjo batutë bëri që të reagonte edhe drejtori i televizionit Fabio Ravezzani, i cili kërkoi ndjesë dhe përjashtoi Passiranin nga emisioni.