Getoar Selimi mund të cilësohet si një nga meshkujt më me stil të showbiz-it shqiptar, sepse gjithmonë është treguar shumë i kujdesshëm për pamjen e tij. Vitet e fundit këngëtari i njohur ka preferuar t’i qëndrojë besnik të njëjtit ‘look’ me mjekër të gjatë dhe flokët të prerë shkurt.
Atëherë kur të gjithë menduam se Getoari nuk do të ndryshonte asnjëherë pamje, reperi vendosi të na surprizonte. Ai ka treguar se ka vendosur të rifreskojë imazhin e tij, duke i prerë flokët tërësisht.
Menjëherë pas publikimit të fotos nga ana e fansave të reperit pati reagime të shumta, disa shpreheshin të kënaqur me ndryshimin e të tjerë thoshin se duhej të kishte bërë të kundërtën, të linte flokët e të hiqte mjekrën. Pavarësisht se ky ishte një ndryshim i papritur me siguri duhet të jetë i përkohshëm, sepse siç e ka thënë vetë Getoari më shumë ka shërbyer si një rifreskim.





