Këngëtarja Miriam Cani është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Lajmin e bukur e zbuloi bashëshorti i saj, këngëtari Aban Skënderaj pak muaj më parë gjatë një koncerti.

Teksa ishte në skenë së bashku me Miriamin në koncertin e tij recital në Prishtinë, Albani tregoi i emocionuar se do bëhej baba sërish.

 

 

Ndërsa ditën e sotme, këngëtari  ka vendosur që me ndjekësit e tij në “Instagram”, të ndajë një foto mjaft të bukur e të ëmbël.

Në foto shfaqet Miriami së bashku me Amelinë, ku vihet re mjaft mirë barku i saj i rrumbullakosur ndërsa shkruan; "Tre arsye për të jetuar".