Kompania Smart Center Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajnimit dhe kurseve profesionale, ka hapur degën e saj në qytetin e Shijakut.
Kjo kompani do të ofrojë për shijakasit shumëllojshmëri kursesh si;
Kurse të gjuhëve të huaja- Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht.
Kurse shkollore për lëndët; matematikë, fizikë, kimi, letërsi, kurse mature dhe minimature.
Kurse arti- Pikturë, piano, kitarë, vallëzim.
Gjithashtu ofrohen kurse kompjuterike, profesionale, rrobaqepësi etj..
Prej 21 vitsh në treg si qendra më e madhe e mëse 100 kurseve e trajnimeve profesionale në Durrës, SCD tashmë krijon degën e saj të re në Shijak.
Për informacion më të detajuar mund të kontaktoni në numrat e telefonit 00 355 69 737 4543 dhe 00 355 69 875 0700.