Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti si dhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe kanë qenë për disa kohë bashkëpronarë të një prej klubeve më të mëdha të natës në Tiranë.
Por pas mbylljes së biznesit në fjalë, u fol për një “prishje” të miqësisë mes tyre dhe në fakt është raportuar në atë kohë se ka pasur debate të ashpra, aq sa çështja rrezikoi të shkonte në gjykatë.
I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Stefi tregoi se në fakt ajo që ndodhi vite më parë ishte thjesht një keqkuptim i dyanshëm, duke mos ia vënë fajin Aurela Gaçes, me të cilën vëllezërit jo vetëm janë pajtuar, por kohët e fundit i janë rikthyer miqësisë.
Stefi Prifti shpjegoi se për fat të mirë nuk e ka ndërprerë komunikimin dhe miqësinë me Aurelën.
“Ishte një gjë e vogël, një keqkuptim. Ishte një telefonatë e keqkuptuar, një incident më saktë që e plasariti xhamin”, sqaroi Stefi.
Ata janë pajtuar pas keqkuptimeve.
Aurela jo vetëm që s’mungoi në dasmën e vajzës së tij, por ishte një nga këngëtaret që mbajti gjallë atmosferën.





