Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Prof. As. Dr. Osman Metalla, iu ka bërë thirrje maturantëve të zgjedhin programet profesionale 2-vjeçare pasi ato garantojnë integrim më të mirë me nevojat e tregut të punës.
"Fakulteti i Studimeve Profesionale (FSP) në UAMD është lider i programeve 2-vjeçare në Shqipëri. Përmes tyre ne iu mundësojmë maturantëve që kanë një notë mesatare nën 6, të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës. UAMD po adreson gjithnjë e më shumë ofertën akademike me atë që biznesi dhe tregu i punës kërkon, duke bërë të mundur që shumë të rinj e të reja të kenë më të sigurt të nesërmen e tyre profesionale", u shpreh për “DurrësLajm” profesor Metalla.
Ja cilat programe profesionale 2-vjeçare mund të zgjedhin maturantët në UAMD:
☑ Asistent Administrativ
☑ Asistent Ligjor
☑ Informatikë Praktike
☑ Specialist Rrjetesh Kompjuterike
☑ Ndihmës Dentist
☑ Menaxhim Ndërtimi
☑ Menaxhim Transporti
☑ Teknologji Automobilash
☑ Specialist Elektrik
☑ Hidroteknik Ujesjellës Kanalizime
☑ Specialist i Sistemeve të Kondicionimit
☑ Mekanik – Impiante Indrustriale dhe Bujqësore





